• e shtunë, 23 nëntor 2024

OBSH: Kovid-19 mbetet gjendje e jashtëzakonshme globale

OBSH: Kovid-19 mbetet gjendje e jashtëzakonshme globale
Gjenevë, 12 korrik 2022 (MIA) – Organizata Botërore e Shëndetësisë sot kumtoi se Kovid-19 ende është një gjendje e jashtëzakonshme globale, pothuajse dy deri në dy vjet e gjysmë pasi u shpall për herë të parë. Komiteti për Gjendje të Jashtëzakonshme, i përbërë nga ekspertë të pavarur, në kumtesë theksoi se rritja e numrit të rasteve, evolucioni i vazhdueshëm i virusit dhe presioni mbi shërbimet shëndetësore në një numër të madh të vendeve do të thotë se situata është e jashtëzakonshme. “Numri i rasteve të raportuara në OBSH është rritur për 30 për qind në dy javët e fundit, edhe pse rritja e imunitetit të popullatës, kryesisht falë vaksinave, ndjeshëm ka ulur shtrimet në spital dhe rastet e vdekjeve”, thuhet në kumtesën e këshillit. "Kovid-19 është larg përfundimit. Derisa virusi na bën presion, ne duhet ta shtypim atë, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adanom Gebrejesus në një pres konferencë virtuale në Gjenevë.

QËNDRONI TË LIDHUR