• e hënë, 23 dhjetor 2024

OBSH: Kovid-19 është ende një kërcënim global për shëndetin

OBSH: Kovid-19 është ende një kërcënim global për shëndetin

Gjenevë, 22 maj 2023 (MIA) - Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adanom Gebrejesus, sot, në ditën e dytë të Asamblesë së 76-të Botërore të Shëndetësisë (DSA), organi më i lartë vendimmarrës i OBSH, deklaroi se fundi i Kovid-19 si një rezik global për shëndetin nuk do të thotë fundi i kërcënimit global të shëndetit.

Duke kujtuar se më pak se tre javë më parë ai shpalli fundin e pandemisë kovid-19 si gjendje e jashtëzakonshme për shëndetib publik me shqetësim ndërkombëtar, Tedros tha se ky është "një moment lehtësimi dhe reflektimi".

"Është inkurajuese të shohësh që jeta po kthehet në normalitet – të jesh në gjendje të përqafosh një mik, të udhëtosh dhe të takohesh lirshëm. Ne jemi mbajtur peng nga ky virus për një kohë tani, kështu që siç thashë, është një lehtësim," tha ai.

Megjithatë, kreu i OBSH-së nënvizoi se kjo nuk do të thotë se kovid-19 ka pushuar automatikisht së qeni kërcënim për shëndetin global.

"Rreziku mbetet që të shfaqet një variant tjetër, i cili do të shkaktojë valë të reja sëmundjesh dhe vdekjesh. Gjithashtu, kërcënimi i një patogjeni tjetër me potencial edhe më vdekjeprurës mbetet, paralajmëroi ai.

Duke theksuar se OBSH duhet të jetë gati për një luftë vendimtare, kolektive dhe të drejtë në procesin e ardhshëm epidemik, Tedros tregoi se epidemia tregon se janë tetë miliardë njerëz që duhet të mbrohen në situata të jashtëzakonshme ls/

QËNDRONI TË LIDHUR