• e diel, 22 dhjetor 2024

OBSH: Kombet e pasura duhet të bëjnë më shumë për luftën kudër pandemisë

OBSH: Kombet e pasura duhet të bëjnë më shumë për luftën kudër pandemisë

Gjenevë, 23 maj 2023 (MIA) - Vendeve të pasura duhet t'u kërkohet që të kontribuojnë më shumë për të ndihmuar botën të përballet me pandemitë, thuhet në draft-dokumentin e ri,  për të cilin po negociohet në Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Vendet me "kapacitet dhe burime" më të mëdha duhet të mbajnë një "shkallë proporcionale" përgjegjësie për përgatitjen dhe reagimin ndaj kërcënimeve globale të shëndetit, thuhet në draft.

Qëllimi i dokumentit, një marrëveshje ligjërisht detyruese e negociuar nga vendet-anëtare të OBSH-së, është që të zgjidhet "dështimi katastrofik" i komunitetit ndërkombëtar për t'u përballur në mënyrë të barabartë me Kovid-19 në të gjithë botën.

Kovid ka marrë jetët e rreth shtatë milionë njerëzve, që kur u shfaq në Kinë në fund të vitit 2019, duke paralizuar ekonominë globale dhe duke shkatërruar komunitetet. Janë raportuar më shumë se 750 milionë të infektuar.

Dokumenti prej 42 faqesh synon ta bëjë botën më të përgjegjshme në të ardhmen.

Dokumenti e përkufizon "pandeminë" - një nga disa pikat e mosmarrëveshjes që tashmë kanë konsumuar shumë kohë gjatë negociatave - si një "përhapje globale e një patogjeni ose varianti" që përhapet me shpejtësi, është e rrezikshme, rëndon sistemet shëndetësore dhe kërkon koordinim ndërkombëtar.

Dokumenti duhet të përfundojë deri në vitin 2024. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR