OBSH: Dëshmia e lidhshmërisë midis paracetamolit dhe autizmit është jokonsistente, vaksinat janë të sigurta
- - Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi sot se dëshmitë për lidhje midis përdorimit të paracetamolit gjatë shtatzënisë dhe autizmit mbeten të paqëndrueshme, ndërsa vlera e vaksinave që shpëtojnë jetën nuk duhet të vihet në pikëpyetje.
- Post By Fitore Curri
- 17:22, 23 shtator, 2025
Gjenevë, 23 shtator 2025 (MIA) - Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi sot se dëshmitë për lidhje midis përdorimit të paracetamolit gjatë shtatzënisë dhe autizmit mbeten të paqëndrueshme, ndërsa vlera e vaksinave që shpëtojnë jetën nuk duhet të vihet në pikëpyetje.
Presidenti i SHBA-së Donald Tramp mbrëmë, në konferencë për media në Shtëpinë e Bardhë, e lidhi autizmin me përdorimin e vaksinave tek fëmijët dhe analgjetikun e famshëm Tajlenol (paracetamol) tek gratë shtatzëna, duke futur pretendime të pabazuara në politikën shëndetësore të SHBA-së. Ai porositi gratë shtatzëna dhe prindërve të mos e përdorin ilaçin, përveç rasteve të etheve ekstreme, dhe sugjeroi që vaksinat nuk duhet të jepen së bashku ose në fillim të jetës së fëmijës.
Dëshmitë mbeten të paqëndrueshme, tha zëdhënësi i OBSH-së Tarik Jashareviq në konferencë për media në Gjenevë, kur u pyet për lidhje të mundshme midis përdorimit të paracetamolit në shtatzëni dhe autizmit. "E dimë që vaksinat nuk shkaktojnë autizëm. Vaksinat, siç thashë, shpëtojnë jetë të panumërta. Pra, kjo është diçka që shkenca e ka vërtetuar dhe këto gjëra me të vërtetë nuk duhet të vihen në pikëpyetje", shtoi ai.
Edhe EMA edhe autoritetet shëndetësore britanike janë dakord me OBSH-në
Agjencia Evropiane e BARNAVE (EMA) dhe institucionet shëndetësore britanike kanë konfirmuar sigurinë e paracetamolit gjatë shtatzënisë, duke kontestuar paralajmërimin e Trampit. "Dëshmitë e disponueshme nuk kanë gjetur lidhje midis përdorimit të paracetamolit në shtatzëni dhe autizmit", bëjnë të ditur nga EMA në kumtesën, duke theksuar se ilaçi mund të përdoret kur është e nevojshme, por në dozën dhe frekuencën më të ulët efektive. Rregullatori britanik konfirmoi dje se është i sigurt.
Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) lëshoi udhëzim të moderuar për mjekët për të kufizuar përdorimin e acetaminofenit (përbërësi aktiv në Talenol), por theksoi se është opsioni më i sigurt për trajtimin e etheve dhe dhimbjeve tek gratë shtatzëna, gjë që mund të rrezikojë shëndetin e nënës dhe fetusit. "Ndonëse shumë studime përshkruajnë lidhje midis acetaminofenit dhe autizmit, një marrëdhënie shkakësore nuk është përcaktuar, ndërsa ka edhe studime kontradiktore", deklaroi FDA.
Ekspertët mjekësorë kundërshtojnë ashpër pretendimet e Trampit
Ekspertët mjekësorë kanë hedhur poshtë ashpër pretendimet e Trampit, duke i quajtur ato të rrezikshme. Shoqata Amerikane e Gjinekologëve dhe Obstetërve (ACOG) deklaroi se lidhja "nuk mbështetet nga dëshmi të përgjithshme shkencore dhe thjeshton në mënyrë të rrezikshme shkaqet komplekse të problemeve neurologjike tek fëmijët". Studimet nuk kanë gjetur lidhje të qartë midis përdorimit të kujdesshëm të acetaminofenit në asnjë tremujor dhe problemeve në zhvillimin e fetusit.
Ajsija Halladay nga Fondacioni i Shkencës së Autizmit deklaroi se provat nuk mbështesin idenë se Tajlenol shkakton autizëm, duke cituar studime të mëdha të kontrollit të sfondit gjenetik që nuk gjetën asnjë lidhje", transmeton Pi-Bi-Es. Epidemiologu Xhenifer Nuzo nga Universitetii Braun paralajmëroi se mos trajtimi i etheve në shtatzëni mund të jetë i dëmshëm dhe këshillat e Trampit janë "të papërgjegjshme" dhe të bazuara në përzgjedhje të dëshmive me cilësi të ulët.
Prodhuesi i Tajlenolit, Kenvu i tha Bi-Bi-Si-së deklaroi se shkencat tregon qartë se acetaminofeni nuk shkakton autizëm dhe shprehu shqetësim për rrezikun shëndetësor për nënat shtatzëna.
Levkorvorin - ilaç për trajtimin e simptomave të autizmit
Në të njëjtën kohë, FDA dje miratoi ilaçin levkovorin (një formë e koncentruar e acidit folik) për trajtimin e simptomave të autizmit tek fëmijët me kushte të caktuara neurologjike, pas studimeve të vogla që tregojnë përmirësim në shkathtësitë verbale dhe sociale dhe ulje të nervozizmit. Megjithatë, ekspertët kërkojnë ekzaminime më të mëdha klinike për konfirmim, pasi të dhënat e sigurisë janë të kufizuara. Ministri i Shëndetësisë Robert F. Kennedy i Riu premtoi të zgjerojë qasjen deri te ky ilaç.
Autizmi është një spektër i kushteve me nivele të ndryshme vështirësie në ndërveprimin dhe komunikimin shoqëror, shpesh të shoqëruara me sjellje të pazakonta dhe përgjigje shqisore (siç përcaktohet nga OBSH). Prevalenca po rritet për shkak të zgjerimit të përkufizimit dhe diagnostikimit më të mirë, jo për shkak të rritjes së përdorimit të paracetamolit. Gjenetika luan rol të madh, me qindra gjene të identifikuara, të kombinuara me faktorë të tillë si mosha e babait, lindja e parakohshme ose infeksionet e nënës.
Shkencëtarët dhe shoqatat e autizmit kanë refuzuar përsëri shoqatat e vaksinave, duke theksuar se ato janë plotësisht të testuara dhe të sigurta. "Fëmijët do të vuajnë" nga këto pretendime, tha Dr. Poll Ofit nga Spitali i Fëmijëve i Filadelfias.
Trampi përdori studimin e dekanit të Harvardit për të lidhur Tajlenolin me autizmin
Dekani i Fakultetit së Shëndetit Publik të Harvardit, Andrea A. Bakareli, është takuar me ministrin e Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, Robert F. Kenedi i Riu, dhe drejtori i Institutit Kombëtar i Shëndetit (NIH), Xhej Bataçarja, për të diskutuar studimin e tij që lidh acetaminofenin me autizmin. Kjo u njoftua në një deklaratë nga Bakareli, të postuar në profilin zyrtar të Shtëpisë së Bardhë në rrjetin social Iks.
Bakareli, i cili është bashkautor i një artikulli recensues që lidh përdorimin e acetaminofenit gjatë shtatzënisë me autizmin tek fëmijët, i shkroi Shtëpisë së Bardhë se ai e vlerësonte interesimin e Kenedit dhe Bataçarjës. Deklarata më pas është publikuar në Iks nga zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, si dhe nga profili i administratës "Përgjigje rapide 47".
Kjo deklaratë, e cila nuk u botua në faqen e internetit të Fakultetit të Shëndetit Publik të Harvardit, pasoi pas konferencës për media në Shtëpinë e Bardhë, Trampi, i shoqëruar nga Kenedy dhe Bataçarja, pohoi se ekspozimi ndaj acetaminofenit shkakton autizëm tek fëmijët. Megjithëse Trampi nuk e përmendi Harvardin me emër, Komisioneri për Ushqimin dhe Ilaçe, Marti A. Makari përmendi studimet e Harvardit si dëshmi të pretendimit në konferencën për media.
"Duke cituar dekanin e Fakultetit të Shëndetit Publik të Harvardit, ekziston një lidhje shkakësore midis përdorimit të acetaminofenit para lindjes dhe çrregullimeve neuro-zhvillimore të tilla si ADHD dhe çrregullimet e spektrit të autizmit," deklaroi Makari.
Trampi gjithashtu tha se ilaçi, i njohur gjithashtu si Tajlenol, i marrë gjatë shtatzënisë, mund të lidhet me një rrezik "shumë të rritur" të autizmit. "Mos merrni Tajlenol. Mos e merrni", tha ai. "Luftoni me të gjitha forcat që të mos e merrni."
Deklarata e Bakrelit, megjithatë, pohon vetëm se ekziston "mundësia e një marrëdhënieje shkakësore" dhe bën thirrje për hulumtime të mëtejshme.
I shpallur në gusht, pasqyra e studimeve në njerëz të botuara më parë nga Bakareli u financua me grant nga NIH, i cili u ndërpre si pjesë e një shkurtimi prej 2,2 miliardë dollarësh të financimit federal për Harvardin. Dekani e shkroi artikullin së bashku me
studiues nga Maunt Sinaj, Universiteti i Kalifornisë në Los Anxhelos dhe Universiteti i Masaçusetsit në Louell. Granti i Bakarelit u rikthye pasi një gjykatës i distriktit amerikan vendosi se reduktimi fillestar i administratës Tramp ishte jokushtetues. Dy javë pas vendimit, paratë nga qeveria federale filluan të mbërrinin në Harvard.
Sipas studimit të Bakarelit, acetaminofeni përdoret nga më shumë se 50 për qind e grave shtatzëna në mbarë botën për të lehtësuar ethet dhe dhimbjet gjatë shtatzënisë. Është një nga opsionet e vetme, pasi mjetet e tjera për zvogëlimin e dhimbjes dhe etheve kanë efekte anësore, sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore (HHS).
"Si ilaçi i vetëm i miratuar për të zvogëluar dhimbjen dhe ethet gjatë shtatzënisë, acetaminofeni mbetet një mjet i rëndësishëm për pacientët shtatzënë dhe mjekët e tyre," shkroi Bakareli në një deklaratë për administratën Trump, duke vënë në dukje se ethet e larta mund të dëmtojnë gjithashtu nënat.
Një zëdhënës i Shkollës së Shëndetit Publik të Harvardit nuk pranoi të komentojë mbi përdorimin e hulumtimit nga Shtëpia e Bardhë, duke iu referuar njoftimit për shtyp të Bakarelit.
Foto: Arkivi