• e mërkurë, 27 nëntor 2024

OBSH dërgon ekipe profesionale dhe aeroplanë me pajisje mjekësore në Turqi dhe Siri, rritet numri i viktimave

OBSH dërgon ekipe profesionale  dhe aeroplanë me pajisje mjekësore  në Turqi dhe Siri,  rritet numri i viktimave

Gjenevë, 8 shkurt 2023 (MIA) - Organizata Botërore e Shëndetësisë po dërgon ekipe ekspertësh dhe aeroplanë me pajisje mjekësore në Turqi dhe Siri, të cilat u goditën nga tërmetet shkatërruese.

Organizata do të dërgojë një delegacion të nivelit të lartë për të koordinuar ndihmën dhe tre aeroplanë me furnizime mjekësore, njëri prej të cilëve tashmë është në rrugën e tij për në Stamboll, kumtoi shefi i OBSH-së Tedros Adanom Gebrejesus në brifing.

Sipas të dhënave të fundit, më shumë se 11,700 njerëz vdiqën nga tërmeti, ndërsa OBSH-ja vlerëson se numri mund të arrijë në 20,000. Mijëra të tjerë janë lënduar dhe sistemi shëndetësor sirian është gjunjëzuar pas shumë vitesh luftë në vend. Përfaqësuesi i OBSH-së në Turqi tha se në vend ka më shumë se 53 mijë të lënduar dhe lëkundjet e vendit janë ende duke vazhduar.

OBSH tashmë miratoi tre milionë dollarë si ndihmë fillestare. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR