• e hënë, 23 dhjetor 2024

OBSH bëri thirrje për korridor humanitar në Rripin e Gazës

OBSH bëri thirrje për korridor humanitar në Rripin e Gazës

Gjenevë, 10 tetor 2023 (MIA) - Organizata botërore e shëndetësisë sot bëri thirrje që të vendoset korridor humanitar në dhe jashtë Rripit të Gazës, i cili është nën rrethim të plotë nga Izraeli.

Izraeli e ka ndërprerë furnizimin me ujë, ushqim, energji elektrike dhe rezerva tjera themelore derisa ka bombarduar caqe në enklavën e mbushur palestineze, si përgjigje të sulmit të papritur të Hamasit.

OBSH kumtoi se rezervat e saj në Rripin e Gazës tanimë janë nga fundi, ndërsa pacientët në spitale kanë nevojë të madhe për furnizime mjekësore.

Siç njoftoi Agjencia shëndetësore e KB-së, institucionet shëndetësore duhet të mbrohen.

"OBSH bën thirrje për ndërprerje të dhunës...nevojitet korridor humanitar që të arrihet deri te njerëzit me materiale kritike mjekësore", tha zëdhënësi i OBSH-së, Tarik Jashareviq në brifing me gazetarët në Gjenevë. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR