• e premte, 28 qershor 2024

Observatori klimatik i BE-së: Bota po përballet me korrikun më të ngrohtë që nga fillimi i matjeve

Observatori klimatik i BE-së: Bota po përballet me korrikun më të ngrohtë që nga fillimi i matjeve

Paris, 19 korrik 2023 (MIA) - Bota po përballet me korrikun më të nxehtë që nga fillimi i matjeve, njoftoi sot Observatori klimatik i Bashkimit Evropian, në kohën kur në tri kontinente janë regjistruar temperatura jashtëzakonisht të larta të ajrit.

"15 ditët e para të korrikut ishin 15 ditët më të nxehta të regjistruara deri më tani. Ky muaj është në rrugën e duhur për të qenë korriku më i nxehtë deri më tani", tha për mediat franceze Karlo Buontempo, drejtor i Shërbimit të Monitorimit të Ndryshimeve Klimatike Kopernikus. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR