• e diel, 22 dhjetor 2024

O'Brajan: SHBA-ja e mbështet BE-në në qëllimin e saj për Planin evropian për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor

O'Brajan: SHBA-ja e mbështet BE-në në qëllimin e saj për Planin evropian për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor

Uashington, 26 janar 2024 (MIA) -  SHBA-ja e mbështetë BE-në në synimin e saj për të nisur Planin evropian për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor, projekt inovativ dhe premtues për zhvillimin e ekonomive të gjashtë vendeve në rajon, deklaroi mbrëmë Xhejms O'Brajan, ndihmës sekretar i shtetit për Evropë dhe Euroazi.

Në fjalimin mbrëmë në fondin gjerman Marshall në Uashington, O'Brajan tha se Brukseli e pranon se ka lodhje nga zgjerimi i BE-së në gjashtë vende nga Ballkani Perëndimor - Shqipëri, Bosnje e Hercegovinë, Kosovë, Serbi, Maqedoni e Veriut dhe Mali i Zi. 

"Atyre u është premtuar rruga evropiane, por asesi të ndalen me të... E di që ka një frymë të ripërtërirë nga shtetet anëtare për t'u përfshirë, por ata krijuan edhe një mekanizëm inovativ - një Plan evropian për zhvillimin e rajonit dhe vendet e Ballkanit Perëndimor tani presin miratimin përfundimtar të këtij projekti", theksoi O'Brajan. 

Ai tregoi përshtypjet e tij nga takimi me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor në të cilin u mblodhën pesë përfaqësues "duke përfshirë një që ka probleme dypalëshe, ne u angazhuam të punojmë për një sërë reformash specifike duke filluar me transportin më të lehtë të mallrave dhe transferimin e parave. Kjo duhet të zbatohet gjatë vitit dhe pritet të ketë efekt praktik”.

"Kjo do të ketë një efekt praktik, shpenzimet e lëvizjes ndërkufitare të valutave do të ulen nga tre deri në pesë për qind për çdo transaksion dhe këto janë para në xhepat e njerëzve", theksoi ai. 

Ai shtoi se puna shtesë që do të përfshihet në këtë plan është paraparë edhe me Gjeorgjinë, Azerbajxhanin dhe Armeninë. qa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR