• e shtunë, 21 dhjetor 2024

O'Brajan: Blinkeni në Shkup me kolegët e OSBE-së do të diskutojë për mbështetjen për Ukrainën

O'Brajan: Blinkeni në Shkup me kolegët e OSBE-së do të diskutojë për mbështetjen për Ukrainën

 Uashington,  27 nëntor 2023 (MIA)   -  Në Samitin Ministror të OSBE-së që më 29 dhe 30 nëntor mbahet në Shkup, delegacionin e  SHBA-së e udhëheq Sekretari i Shtetit, Antoni Blinkeni, i cili me kolegët e tij nga OSBE-ja do të diskutojë për mbështetjen për Ukrainën, por pala amerikane nuk e di se si do të veprojë në rast se në takim shfaqet ministri rus i Punëve të Jashtme Sergej Lavrovi dhe nëse do të ketë ndërveprim mes tyre, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Uashingtoni.

 "Delegacionin amerikan do ta udhëheqë Sekretari i Shtetit Blinken. Ai do të jetë aty të mërkurën menjëherë pas përfundimit të takimit ministror të NATO-s. Presim që ai të angazhohet në një diskutim të mirë me kolegët e OSBE-së për mbështetjen për Ukrainën", deklaroi sot në brifing për gazetarët Xhejms O'Brajan, ndihmës sekretar shtetëror i SHBA-së për Evropë dhe Euroazi.

 Në lidhje me rregullimin e çështjeve të pazgjidhura ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, ai ka treguar se prania e fuqishme e KFOR-it në veri të Kosovës është garanci për sigurinë dhe përparimin politik mes dy vendeve dhe rrugën e tyre drejt Evropës.

"Është e rëndësishme që të dyja palët të kuptojnë se çdo shkelje në veri të Kosovës do t'i përballë me (forcat e) NATO-s. Dhe se një hap i rëndësishëm është që vërejmë se situata është e qetë", deklaroi  ai. 

O'Brajani tha se takimi ministror i NATO-s në Bruksel do të ketë tre sesione formale: samitin në Uashington në korrik të vitit 2024 kur aleanca feston 75 vjetorin e saj, Ballkanin Perëndimor dhe Ukrainën. 

 Sipas tij, ministrat e punëve të jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor do të kenë mundësi të diskutojnë për hapat e tyre të fundit në procesin e zgjerimit të BE-së dhe planin për zhvillimin e rajonit.

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR