• e premte, 28 qershor 2024

O'Brajan: Beogradi dhe Prishtina ta zgjidhin problemin nën patronazhin e BE-së

O'Brajan: Beogradi dhe Prishtina ta zgjidhin problemin nën patronazhin e BE-së

Beograd, 27 qershor 2024 (MIA) - Beogradi dhe Prishtina patjetër të angazhohen për zgjidhjen e problemit në kuadër të dialogut të udhëhequr nga BE-ja, theksoi ndihmës sekretari amerikan i shtetit për Çështje evropiane dhe euroaziatike Xhejms O'Brajan. Ai theksoi se mosrespektimi i marrëveshjeve së mëparshme është një mundësi e humbur për të dyja palët, njofton korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Xhejms O'Brajan tha se Beogradi dhe Prishtina patjetër të angazhohen për zgjidhjen e problemit nën patronazhin e BE-së.

Duke iu referuar një raporti të përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhozep Borel, O'Brajan tha se të dyja palët patjetër duhet të riangazhohen për të kërkuar mundësi në kuadër të dialogut të udhëhequr nga BE.

"Takimet e Borelit me (presidentin serb) Aleksandar Vuçiq dhe (kryeministrin e Kosovës) Albin Kurtin nënvizojnë se palët patjetër të angazhohen përsëri për zgjedhjen e problemeve dhe kërkimin e mundësive në kuadër të dialogut që po e udhëheq BE-ja. Dështimi për të zbatuar marrëveshjen e mëparshme është me të vërtetë një mundësi e humbur për të dy palët", ka shkruar O'Brajan në X. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR