• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Obama: Në konfliktin mes Hamasit dhe Izraelit askush nuk i ka duart e pastra

Obama: Në konfliktin mes Hamasit dhe Izraelit askush nuk i ka duart e pastra

Uashington, 6 nëntor 2023 (MIA) - Ish-presidenti amerikan Barak Obama ju bëri thirrje amerikanëve "që të shohin të vërtetën" kur përpiqen që të kuptojnë luftën midis Izraelit dhe Hamasit, duke shtuar se "duart e askujt nuk janë të pastra".

"Duart e askujt nuk janë të pastra", tha presidenti i 44-të amerikanë gjatë kohës së intervistës për podkast të cilin e organizuan ish bashkëpunëtorët e tij në Shtëpinë e Bardhë, shkruan "Njujork Post".

Obama tha se atë që po bënë Hamasi është e tmerrshme dhe se nuk ka asnjë justifikim për këtë, mirëpo theksoi se është e vërtetë dhe se okupimi izraelit dhe ajo që po ndodhë me palestinezët është e patolerueshme.

Sipas tij, mënyra e vetme për zgjidhjen e krizës është pranimi i atyre ideve kontradiktore në dukje.

"E vërteta është se për momentin po vdesin njerëz të cilët nuk kanë lidhje me atë se çfarë ka bërë Hamasi", tha Obama, duke fajësuar mediat sociale për thellimin e ndasive midis dy palëve në luftë.

Ish presidenti amerikan mbahet mend për marrëdhëniet e tij të ashpërsuara me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu, me të cilin u përplas për marrëveshjen bërthamore SHBA-Iran dhe zgjerimin e vendbanimeve izraelite në zonat që palestinezët i konsiderojnë për territor të tyre.

Obama ju bënë thirrje amerikanëve "që të mos i dorëzohen zemërimit", por në vend të kësaj, t'i dëgjojnë pikëpamjet e kundërta. rq/

 

QËNDRONI TË LIDHUR