Nxirret nga uji trupi i një personi të mbytur në Liqenin e Ohrit
- Post By Fortuna Bakija
- 13:16, 31 korrik, 2022

Ohër, 31 korrik 2022 (MIA) - Një person 77-vjeçar është gjetur i vdekur para një hoteli në Bregdetin e Ohrit.
SPB Ohër sot kumtoi se dje rreth orës 15:1\5 minuta rasti është denoncuar në polici.
"Në SPB Ohër është denoncuar se në plazhin para hotelit në bregdetin e Ohrit, nga ujërat e Liqenit të Ohrit është nxjerr R.M. (77) nga fshati Pllasnicë, Makedonski Brod. Pas reanimimit të kryer, nga ana e Ndihmës së parë mjekësore tek personi është konstatuar vdekje, pa gjurmë të dhunës", deklaroi zëdhënësi Stefan Dimoski.
Me urdhër të Prokurorit publik, trupi i është dorëzuar familjes. fb/