• e hënë, 23 dhjetor 2024

Nxënësit kthehen në shkolla

Nxënësit kthehen në shkolla

Shkup, 22 janar 2024 (MIA) - Pas pushimit trejavor dimëror, nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme sot kthehen në shkollë për të vazhduar mësimin e gjysmëvjetorit të dytë të vitit 2023/2024. Ata do të kenë një tjetër pushim pranveror, nga data 29 prill deri më 6 maj 2024, që është një risi këtë vit shkollor.

E re është gjithashtu që nxënësit në shkollat ​​fillore do të mësojnë deri më 17 qershor, për të përmbushur numrin e caktuar të ditëve të punës (180) sipas kalendarit për organizimin e mësimit. Për nxënësit e shkollave të mesme viti shkollor do të përfundojë më 10 qershor në vend të 17 qershorit. Ministria e Arsimit ka ndryshuar vendimin fillestar me kërkesë të Lidhjes së shkollave të mesme për shkak të përgatitjeve për regjistrim në arsimin e lartë.

Për nxënësit e shkollave fillore, Qeveria do të duhet të vendosë gjithashtu se si do të kompensohen dy ditët jopune kur do të mbahen zgjedhjet (24 prill dhe 8 maj) dhe nëse viti shkollor në shkollat ​​fillore do të përfundojë dy ditë pas 17 qershorit. 

"Do të duhet të shqyrtohet se si mund të veprohet për ato dy ditë që janë parashikuar në kalendar në numrin  e përgjithshëm të ditëve në vit për realizimin e mësimit. Do të njoftojmë me kohë kur do të ketë vendim qeveritar për këtë", tha Shaqiri.

Бројот на вработени во јавниот сектор заклучно со 31 декември 2020 година изнесува 131 183 лица. Тие својот работен ангажман го реализираат во 1332 институции. Од вкупниот број, 19 594 лица б

Krahas pushimit pranveror për të gjithë nxënësit dhe vitit të zgjatur shkollor për nxënësit fillor, risi në gjysmëvjetorin e dytë do të jetë aplikimi gradual i ditarit të ri elektronik (E-ditar). Si pilot projekt do të futet në 40 shkolla fillore dhe të mesme në disa komuna të vendit për të hequr dobësitë e mundshme para se të përdoret në të gjitha shkollat. Është përgatitur me mbështetjen e BE-së përmes fondeve IPA.

Para disa vitesh, është tërhequr plotësisht formulari në letër i ditarit dhe është vendosur E-ditari, por janë paraqitur probleme në funksionim - prishje e sistemit, për shkak të të cilit të dhënat duhej të futeshin gradualisht dhe me periudha. Pas reagimeve të mësuesve, u vendos sërish një ditar në letër, dhe në të njëjtën kohë u nis një projekt IPA për krijimin e një ditari të ri elektronik që do të jetë më funksional se ai i mëparshmi.

Gjatë pushimit dimëror, Qeveria me propozim të MASH miratoi dy projektligje - për arsimin e mesëm dhe për arsimin dhe aftësimin e mesëm profesional, të cilët duhet të zëvendësojnë ligjet aktuale të vitit 1995 dhe 2007. Ato i janë përcjellë Kuvendit dhe pritet të miratohen nga kjo përbërje parlamentare. Ministri Shaqiri u bëri thirrje deputetëve që t'i miratojnë ligjet e reja sepse ato ekzistuese, siç tha ai, nuk përputhen me realitetin. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR