• e shtunë, 23 nëntor 2024

Nuredini: Nëse shkon gjithçka sipas planit, deri në fund të vitit do të nënshkruajmë marrëveshje për ndërtimin e një stacioni filtrimi në Shkup

Nuredini: Nëse shkon gjithçka sipas planit, deri në fund të vitit do të nënshkruajmë marrëveshje për ndërtimin e një stacioni filtrimi në Shkup
Shkup, 17 tetor 2022 (MIA) – Është duke u zhvilluar faza e dytë e vlerësimit të ofertave për stacionin për filtrim në Shkup. Kur komisioni ta përfundojë vlerësimin, do të dorëzojë raport dhe do të na informojë nëse është në rregull apo jo, dhe ne nëse gjithçka shkon sipas planit, do të mund të nënshkruajmë marrëveshje për ndërtimin e stacionit për filtrim në Shkup deri në fund të vitit, ka theksuar sonte ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini. Ai në pjesëmarrjen në emisionin "Top Tema" në TV "Telma", kujtoi se mjetet në lartësi prej 136.73 milionë euro, janë siguruar nga Banka Investuese Evropiane dhe nga Banka Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim. Ndërtimi do të zgjasë tre deri në katër vite. Duke u përqendruar në problemin me Matkën, ministri tha se sot kanë mbajtur debat publik dhe se e gëzon fakti që kanë marrë pëlqim nga Qyteti i Shkupit dhe Saraji. Ai potencoi se pret se deri në fund të vitit ligji për Matkën do të shtrohet në Kuvend. Rreth planeve të ardhshme, Nuredini, duke folur për rritjen e mundshme të ndotjes së ajrit ambiental, për shkak të krizës energjetike, tha se duhet të ngrihet vetëdija publike e institucioneve dhe qytetarëve lidhur me atë se çfarë materiale djegin për ngrohje, duke potencuar se është e nevojshme të përdoren materiale të cilat janë sipas standardeve. Ai shfaqi shpresë se së shpejti do të kalojë ligji për hua për deponitë qendrore dhe infrastrukturore, si një prej prioriteteve më të mëdha në shtet. shk/

QËNDRONI TË LIDHUR