• e martë, 26 nëntor 2024

Nuredini: Do të anulohen deri shtatë marrëveshje për hidrocentrale në Malin e Sharrit

Nuredini: Do të anulohen deri shtatë marrëveshje për hidrocentrale në Malin e Sharrit
Shkup, 21 shtator 2022 (MIA) - Ministri i Mjedisit Jetësor, Naser Nuredini deklaroi se prej se është në krye të këtij resori, nuk ka dhënë kurfarë propozimi në Qeveri për ndërtimin e asnjë hidrocentrali të vogël në vend. "Nëse nuk e dëmton mjedisin jetësor, do t'i shohim kushtet, mund të investohet, por në të njejtën kohë ne si Ministri u detyruam të anulojmë pesë deri shtatë marrëveshje që ishin dhënë në të kaluarën në Malin e Sharrit", tha Nuredini, duke sqaruar se bëhet fjalë për koncesione të cilat ende ishin vetëm në letër dhe nuk filluan të ndërtohen. Për hidrocentralet tashmë të ndërtuara në Malin e Sharrit, tani Park nacional, Nuredini në emisionin "10 minuta" në TV21, tha se kanë koncesione deri 20 vite, përderisa një pjesë e koncesioneve janë dhënë edhe në vitin 2019. Pas 20 viteve, pronësinë e tyre do ta marrë shteti, i cili vendosë nëse do të vazhdojë t'i mbajë në funksion apo do t'i stopojë", tha ministri. I pyetur nëse ka pasur tentim për ndikim nga dikush që të anulohen këto marrëveshje, Nuredini tha se askush nuk i është përzier në punën dhe vendimet e tij si ministër i Mjedisit jetësor. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR