Numri i viktimave pas shembjes së çatisë në një klub nate në Republikën Dominikane u rrit në 27
- – Të paktën 27 persona humbën jetën, ndërsa më shumë se 100 të tjerë u lënduan pas shembjes së çatisë në një klub nate në Republikën Dominikane, deklaroi shefi i agjencisë për ndihmë gjatë katastrofave, Huan Manuel Mendez.
- Post By Fitore Curri
- 20:06, 8 prill, 2025

Santo Domingo, 8 prill 2025 (MIA) – Të paktën 27 persona humbën jetën, ndërsa më shumë se 100 të tjerë u lënduan pas shembjes së çatisë në një klub nate në Republikën Dominikane, deklaroi shefi i agjencisë për ndihmë gjatë katastrofave, Huan Manuel Mendez.
Disa pjesë të çatisë u shembën mbi vizitorët në një aheng gjatë koncertit të këngëtarit Rubi Perez. Sipas mediave, në mesin e të lënduarve është edhe muzikanti, i cili është i famshëm në Amerikën Latine.
Shpëtimtarët kërkuan trupat e ngujuara nën rrënoja me ndihmën e kamerave termale.
“Vazhdojmë të punojmë dhe të kërkojmë njerëz nën rrënoja. Supozojmë se shumë prej tyre ende janë të gjallë dhe për këtë autoritetet nuk do të heqin dorë këtu derisa nuk nxirët edhe njeriu i fundit nga rrënojat”, tha Mendez.
Presidenti Luis Abinader e vizitoi vendin e katastrofës. “Ndjejmë keqardhje të thellë për tragjedinë në klubin e natës Xhet Set”, shkroi ai në “X”.
“Të gjithë shpëtimtarët e japin mbështetjen e nevojshme dhe punojnë pa pushim në shpëtim. Lutjet tona janë me familjet e të goditurve”, shtoi ai. fc/
Foto: ”X”