• e hënë, 23 dhjetor 2024

Numri i viktimave nga vërshimet në Ukrainë, në zonat nën kontrollin e Moskës, u rrit në 41

Numri i viktimave nga vërshimet në Ukrainë, në zonat nën kontrollin e Moskës, u rrit në 41

Herson, 21 qershor 2023 (MIA) - Rusia sot kumtoi se numri i të vdekurve nga rrënimi i digës Kahovka dhe vërshimet në rajonet që i kontrollon ajo në Ukrainën jugore, u rrit në 41.

"Për fat të keq, numri i të vdekurve u rrit në 41", deklaroi kryetari i qeverisë rajonale proruse në Herson, Andrej Aleksejenko.

Në raportin e kaluar të autoriteteve lokale proruse, që ishte publikuar të shtunën, cekej për 29 persona të vdekur.

Më 6 qershor u shkatërrua diga hidroenergjetike Kahovka në lumin Dnjepër, e cila ndodhet në rajonin e kontrolluar nga Rusia në rajonin Herson (Ukraina jugore). Qindra kilometra katrorë u vërshuan, për ç'shkak mijëra banorë u evakuuan.

Moska dhe Kievi akuzohen mes vete për shkatërrimin e digës.

Aleksejenko tha se Nova Kahovka gradualisht po rikuperohet nga katastrofa dhe se sot është ripërtërirë furnizimi me energji elektrike pas granatimit të forcave ukrainase.

"Niveli i ujit praktikisht u kthye në normsle në lagjen Aleshkovski, ku u vrëshuan vetëm rajonet më të ulëta. Megjithatë, nivele të larta të ujit akoma ka në rajonet e populluara Golaja Pristan, përfshirë edhe vetë qytetin dhe lagjet e afërta", tha ai. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR