Numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm në Mianmar kaloi 3.000 persona
- Më shumë se 3.000 persona e kanë humbur jetën në Mianmar pas tërmetit shkatërrues me intensitet prej 7,7 ballë që e goditi vendin para gjashtë ditësh.
- Post By Qefsere Abduli
- 10:39, 3 prill, 2025

Nepxhidou, 3 prill 2025 (MIA) - Më shumë se 3.000 persona e kanë humbur jetën në Mianmar pas tërmetit shkatërrues me intensitet prej 7,7 ballë që e goditi vendin para gjashtë ditësh.
Zëdhënësi i juntës ushtarake që qeverisë me vendin deklaroi se deri tani janë konfirmuar të paktën 3,085 viktima. Mbi 340 persona ende konsiderohen si të zhdukur, ndërsa 4,715 janë të lënduar.
Në Mianmar kanë mbërritur punonjës humanitar nga 17 vende. Janë dërguar pothuajse 1,000 ton ndihma humanitare dhe pajisje, njoftuan autoritetet.
"Vazhdojmë me operacionet e shpëtimit dhe shprehim mirënjohje deri te komuniteti ndërkombëtar dhe ekipet mjekësore për gatishmërinë e tyre", deklaroi zëdhënësi. qa/
Foto: EPA