Numri i viktimave nga masakra në Grac është rritur në 11
- Spitali Universitar në Grac njoftoi se një i rritur ka ndërruar jetë nga plagët e marra në masakrën në shkollën BORG, duke e çuar numrin e viktimave në 11.
Vjenë, 10 qershor 2025 (MIA) - Spitali Universitar në Grac njoftoi se një i rritur ka ndërruar jetë nga plagët e marra në masakrën në shkollën BORG, duke e çuar numrin e viktimave në 11.
Në shkollën BORG n[ Grac, mëngjesin e sotëm kanë ndodhur të shtënë masive, duke vrarë nëntë persona dhe duke plagosur të paktën 28 të tjerë, përfshirë nxënës dhe mësues.
Për shkak të masakrës në Austri është shpallur tre ditë zie kombëtare.
Foto: Iks