Numri i viktimave në tragjedinë e funikularit në Lisbonë rritet në 17
- Numri i të vdekurve nga incidenti i djeshëm me funikular në Lisbonë ka arritur në 17, kumtuan sot shërbimet për mbrojtje dhe shpëtim.
Lisbonë, 4 shtator 2025 (MIA) - Numri i të vdekurve nga incidenti i djeshëm me funikular në Lisbonë ka arritur në 17, kumtuan sot shërbimet për mbrojtje dhe shpëtim.
Dy nga të lënduarit vdiqën në spital gjatë natës, deklaroi para gazetarëve Marharida Kastro Martinsh, udhëheqësja e Shërbimit për mbrojtje civile të Lisbonës. Me këtë numri i të lënduarve është 21 persona.
Martinsh nuk i zbuloi emrat dhe kombësitë e të ndjerëve, duke theksuar se të parët do të njoftohen familjet e tyre.
Midis 21 të lënduarve kishte edhe shumë shtetas të huaj që ishin në funikularin e njohur, i cili është një nga vendet e preferuara të turistëve, shtoi Martinsh.
Shërbimet e shpëtimit kumtuan se në mesin e të lënduarve janë të paktën 11 të huaj: dy nga Gjermania, dy nga Spanja, nga një nga Franca, Italia, Zvicra, Kanada, Maroko, Koreja e Jugut dhe Kabo Verde. ls/
Foto: EPA