• e premte, 11 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Numri i viktimave në tërmetin në Mianmar kalon 2.800, shpresat për të mbijetuar po zvogëlohen

Numri i viktimave në tërmetin në Mianmar kalon 2.800, shpresat për të mbijetuar po zvogëlohen

 Nepxhidou, 2 prill 2025 (MIA) - Numri i viktimave nga tërmeti i fortë në Mianmar është rritur në 2.886, sipas Juntës ushtarake në pushtet, ku më shumë se 4.600 persona janë lënduar, ndërsa rreht 370 ende konsiderohen si të zhdukur pas pesë ditësh. 

Kreu i Juntës, Min Aung Hlaing sot deklaroi se shpresat për gjetjen e të mbijetuarve të tjerë nën rrënoja po zvogëlohen. 

Një njëzet e gjashtë vjeçar është gjetur i gjallë në rrënojat e një hoteli në kryeqytetin Nepxhidou, ndërsa në rikuperimin e tij thuhet se janë përfshirë ekipet turke të shpëtimit. Dje një grua ishte nxjerrë nga rrënojat pas më shumë se 90 orë. 

Organizatat humanitare paralajmërojnë se numri i vërtetë i personave të zhdukur mund të jetë më i madh nga sa sugjerojnë shifrat zyrtare.

 Mjekët pa kufij njoftojnë se konflikti aktual, dështimet në komunikim dhe kufizimet e qasjes e bëjnë të vështirë vlerësimin e shtrirjes së plotë të fatkeqësisë dhe nevojave mjekësore, veçanërisht në zonat e largëta.

Tërmeti me magnitudë prej 7,7 ballë sipas Shkallës së Rihterit goditi qytetin e dytë më të madhë në Mianmar, Mandalai, si edhe rajonin Sagaing dhe Nepxhidoun të premten.

 Lëkundjet ishin ndjerë edhe në Bangkok, në distancë ndërmjet 1.000 kilometra. qa/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR