• e mërkurë, 28 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Numri i viktimave në sulmin rus në Krivi Rih arrin në 18, mes tyre nëntë fëmijë

Numri i viktimave në sulmin rus në Krivi Rih arrin në 18, mes tyre nëntë fëmijë

Kiev, 5 prill 2025 (MIA) - Tetëmbëdhjetë persona, midis tyre nëntë fëmijë, janë vrarë në sulmin e djeshëm raketor rusë në qytetin Krivi Rih në Ukrainë, vendlindjen e presidentit Vollodimir Zelenski, bënë të ditur sot në mëngjes autoritetet ukrainase.

Sulmi raketor, një nga më vdekjeprurësit javët e fundit, ndodhi në një zonë banimi të këtij qyteti industrial, afër një këndi lojërash për fëmijë.

"Numri i njerëzve të vrarë nga rusët duke lëshuar një raketë drejt Krivi Rih është 18. Mes tyre janë nëntë fëmijë", tha Sergej Lisak, shef i administratës së rajonit të Dnjepërpetrovsk, pas përfundimit të intervenimit.

Zelenski dje deklaroi se sulmi raketor rus tregon se Rusia nuk dëshiron ndërprerje të zjarrit.

foto: Printskrin FB

QËNDRONI TË LIDHUR