• e enjte, 04 dhjetor 2025

Numri i ushtarëve turq të cilët humbën jetën nga helmimi me metan në Irakun Verior arriti 12

Numri i ushtarëve turq të cilët humbën jetën nga helmimi me metan në Irakun Verior arriti 12

Ankara, 7 korrik 2025 (MIA) – Numri i ushtarëve turq të cilët humbën jetën nga helmimi me metan gjatë operacionit për kërkim në Irakun Verior arriti 12, njoftoi Ministria turke e Mbrojtjes. 

Dje, ministria turke njoftoi se gjatë kërkimit në një shpellë për eshtrat e kolonelit Nuri Melih Bozkurt, i cili ishte vrarë nga Partia Punëtore e Kurdistanit (PPK) në vitin 2022 gjatë kohës së operacionit të ushtrisë turke në Irakun Verior, gjithsej 19 persona ishin helmuar me metan, prej të cilëve pesë persona humbën jetën, ndërsa të tjerët ishin dërguar në spital. 

Sot në mëngjes, ministria njoftoi se edhe shtatë ushtarë turq humbën jetën si rezultat i sulmit me gaz, me çka numri i viktimave u rrit në 12. 

PKK e publikoi shpërbërjen e saj më 12 maj, duke u përgjigjur në thirrjen e dërguar në fund të shkurtit nga lideri i saj shumëvjeçar Abdulla Oxhallan, i cili që nga viti 1999 vuan dënimin e përjetshëm me burg në ishullin Imrali në afërsi të Stambollit. 

Grupi separatist kurd, i cili me dekada zhvillon luftë të armatosur kundër qeverisë kurde, është shpallur organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja, Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar. Grupi zhvillon luftë të armatosur kundër shtetit turk që nga viti 1984, në të cilën humbën jetën dhjetëra mijëra njerëz. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR