Numri i të vdekurve nga sulmi në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg është rritur në gjashtë
- Ka shkuar në gjashtë numri i të vdekurve nga sulmi në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg të Gjermanisë, pasi sot u njoftua se njëra nga gratë e plagosura iu nënshtrua plagëve të marra, njoftoi DPA.
- Post By Sara Ademi
- 13:52, 6 janar, 2025
Berlin, 6 janar 2025 (MIA) - Ka shkuar në gjashtë numri i të vdekurve nga sulmi në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg të Gjermanisë, pasi sot u njoftua se njëra nga gratë e plagosura iu nënshtrua plagëve të marra, njoftoi DPA.
Një grua 52-vjeçare vdiq në spital, njoftoi zyra e prokurorit në Naumburg.
Sulmi ndodhi më 20 dhjetor, kur një burrë 50-vjeçar futi makinën e tij në një turmë njerëzish, duke vrarë pesë persona, përfshirë një djalë 9-vjeçar dhe katër gra.
I dyshuari, i identifikuar si Taleb A., është shtetas i Arabisë Saudite me vendbanim të përhershëm në Gjermani që nga viti 2006. Më parë ka punuar si mjek në një spital psikiatrik. Prokuroria po heton nëse i dyshuari vuan nga sëmundje mendore.
Masat e sigurisë në treg po hetohen gjithashtu, pasi hyrjet nuk ishin siguruar siç duhet, njoftuan autoritetet. sa/
foto: arkivi