Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Nepal ka arritur në 193
- - Numri i të vdekurve nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Nepal të shkaktuara nga reshjet e rrëmbyeshme në fund të javës së kaluar është rritur në 193, njoftuan mediat amerikane, duke iu referuar autoriteteve lokale të cilat kumtuan se operacionet e shpëtimit ishin shtuar që nga dita e sotme.
- Post By Fami Bajrami
- 08:43, 30 shtator, 2024
Katmandu, 30 shtator 2024 (MIA) - Numri i të vdekurve nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Nepal të shkaktuara nga reshjet e rrëmbyeshme në fund të javës së kaluar është rritur në 193, njoftuan mediat amerikane, duke iu referuar autoriteteve lokale të cilat kumtuan se operacionet e shpëtimit ishin shtuar që nga dita e sotme.
Policia kumtoi se 31 persona konsiderohen si të zhdukur, ndërsa numri i të lënduarve deri më tani është 96.
Shumë prej rasteve të vdekjes u regjistruan në kryeqytetin Katmandu, ku lagjet jugore u përmbytën. Të paktën tre autobusë të cilët u bllokuan në trafik gjatë rrugës për në qytet u bllokuan nga rrëshqitjet e dheut, pas çka jetën humbën më shumë se 30 persona.
Kompetentët vënë re se dje dhe sot moti është përmirësuar, gjë që është e favorshme për operacionet e shpëtimit dhe përpjekjet për rikuperim. rq/fc/
Foto: arkivi i MIA-s