• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Numri i të vdekurve në zjarret pyjore në Kili u rrit në 131

Numri i të vdekurve në zjarret pyjore në Kili u rrit në 131

Santiago, 6 shkurt 2024 (MIA) - Numri i viktimave nga zjarri pyjor në pjesën qendrore të Kilit u rrit në 131, kumtuan sot autoritetet kiliane.

Hetuesi shtetëror në X kumtoi se janë identifikuar vetëm 35 trupa.

Disa agjenci botërore paraprakisht lajmëruan se mbi 300 njerëz edhe sot konsideorhen të zhdukur, pas zjarreve pyjore në të cilat jetën e humbën së paku 131 persona.

Autoritetet e vlerësojnë dëmin pas zjarrit në Valparaiso, për të cilin thonë se është katastrofa më vdekjeprurëse që e ka goditur Kilin, pas tërmetit në vitin 2010, në të cilin jetën e humbën së paku 525 njerëz.

Autoritetet lokale thonë se është e mundur zjarret të jenë të qëllimshme.

Presidenti kilian, Gabriel Boriç, i cili sot e vizitoi rajonin e goditur, tha se së paku 3.000 shtëpi janë djegur sepse zjarri është përhapur shpejtë për shkak të erërave të fuqishme.

Zjarri filloi të premten në pjesën malore të Vinja del Mar, pushimore malore e njohur për festivalin e vet në të cilin interpretojnë muzikantët më të mirë të Amerikës Latine.

Nga zjarri u kapluan edhe dy qytete të tjera, Kilpe dhe Vila Alemana.

Shërbimi forenzik i Kilit kumtoi se shumë nga trupat e nxjerrë nga zjarri janë në gjendje të keqe dhe vështirë identifikohen, por shtoi se punonjësit e tyre mund të marrin material gjenetik nga të afërmit të cilët kanë paraqitur se familjarë të tyre janë zhdukur. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR