• e diel, 22 dhjetor 2024

Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri tejkaloi 7.200, më shumë se 35.000 persona janë lënduar

Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri tejkaloi 7.200, më shumë se 35.000 persona janë lënduar

Ankara, 7 shkurt 2023 (MIA) - Numri i të vdekurve në tërmetet që i goditën Turqinë dhe Sirinë tani është 7.266, lajmëroi Skaj njuz duke e raportuar bilancin më të ri. 

Ministri turk i Shëndetësisë Fahretin Koxha deklaroi se vetëm në Turqi kanë vdekur 5.434 persona. Ai informoi se në Turqi janë lënduar të paktëm 31.777 persona. 

Në Siri, të paktën 3.849 persona janë lënduar prej të cilëve të paktën 1.449 në zonat e kontrolluara nga qeveria siriane, sipas mediave shtetërore siriane dhe të paktën 2.400 në Sirinë veriperëndimore të kontrolluara nga opozita sipas "Helmetave të Bardha".

 Të paktën 35.626 persona janë lënduar në të dyja vendet. ar/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR