• e hënë, 23 dhjetor 2024

Numri i të vdekurve në sulmin terrorist afër Moskës u rrit në 144

Numri i të vdekurve në sulmin terrorist afër Moskës u rrit në 144

 Moskë, 30 mars 2024 (MIA)  - Numri i të vdekurve në sulmin terrorist në sallën e koncerteve "Krokus" në afërsi të Moskës sot është rritur në 144 persona, ndërsa 551 persona të tjerë janë lënduar, bëri të ditur pres shërbimi i Drejtorisë kryesore të Ministrisë për Gjendje të Jashtëzakonshme   të Federatës Ruse për Moskën.

 Administrata shtoi se mes të vdekurve ka pesë fëmijë, raporton Interfaks.

Sulmi terrorist në Krokus afër Moskës, ndodhi mbrëmjen e 22 marsit, kur disa persona hapën zjarr ndaj pjesëmarrësve të koncertit.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR