• e shtunë, 04 janar 2025

Numri i të vdekurve në sulmin në Nju-Orleans u rrit në 15

Numri i të vdekurve në sulmin në Nju-Orleans u rrit në 15

Nju-Orleans, 2 janar 2025 (MIA) - Numri i të vdekurve pas sulmit të djeshëm në Nju-Orleans u rrit në 15, ndërsa së paku 35 persona janë të lënduar, lajmëroi sot Si-En-En.

Shtetasi amerikan, Shmsud Din Bahar Xhabar (42) është i dyshuar se pik-apin e tij e kahëzoi drejt një trme njerëzish në rrugë dhe vrau kalimtarë. Ai u vra në këmbimin e zjarrit me policinë dje rreth orës 03:15 sipas kohës lokale, në një pjesë të Nju-Orleansit ku mbaheshin disa festime të fundvitit. FBI kumtoi se në automjetin e tij ishte gjetur një flamur i Shtetit islamik. 

Pasi që automjeti ishte ndlaur, shoferi doli nga atuomjeti dhe hapi zjarr ndaj policëve të cilët u kundërpërgjigjën, kumtoi policia në Nju-Orleans.

Zëdhënësja e FBI-së, Aletea Dankan tha se autoritetet po hetojnë së paku një mjet të improvizuar shpërthyes të dyshimtë, të gjetur në vendin e ngjarjes.

Shefja e policisë në Nju-Orleans, En Kirkpatrik, tha se burri "qëllimisht" ka vozitur rreth barrikadave dhe ka përshpejtuar nëpër rrugën Burbon para se të hapte zjarr ndaj policëve. "Ky njeri tentoi të shkelë sa më shumë njerëz", tha Kirkpatrik, duke sshtuar se dy policë janë plagosur gjatë të shtënave, por janë në gjendje stabile.

Siç konfirmuan burime policore për Si-Bi-Es, në vendin e ngjarjes ishte gjetur një pistoletë e gjatë me "shurdhues", përderisa dy burime të njoftuara me hetimin deklaruan se i dyshuari ka mbajtur jelek antiplumb.

Prefektja e Nju-Orleansit, LaToja Kantrel deklaroi se me siguri bëhet fjalë për "sulm terrorist". ab/

Foto: МIА arkivi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR