Numri i të vdekurve në Mjanmar arriti 3.354, SHBA-ja e rrit ndihmën në nëntë milionë dollarë
- – Numri i viktimave nga tërmeti shkatërrues në Mjanmar arriti 3.354, janë lënduar 4.850, ndërsa si të zhdukur janë shpallur 220 persona.
- Post By Fitore Curri
- 12:03, 5 prill, 2025

Nepxhidou, 5 prill 2025 (MIA) – Numri i viktimave nga tërmeti shkatërrues në Mjanmar arriti 3.354, janë lënduar 4.850, ndërsa si të zhdukur janë shpallur 220 persona.
Lideri i qeverisë ushtarake, gjeneral Min Aung Hlain u kthye në kryeqytetin Nepxhidou pas një prej udhëtimeve të rralla jashtë vendit. Në kryeqytetin e Tajlandës, Bangkok, ai mori pjesë në samitin e vendeve të Azisë Jugore dhe Juglindore, ku kishte takime të ndara me liderët e Tajlandës, Nepalit, Butanit, Sri Lankës dhe Indisë.
Min Aung Hlain i ka thënë kryeministrit indian Narendra Modi se hunta planifikon të mbajë zgjedhje “të lira dhe korrekte” në dhjetor, njoftuan mediat e Mjanmarit.
Modi bëri thirrje që armëpushimi pas tërmetit në luftën civile në Mjanmar të bëhet i përhershëm dhe theksoi se zgjedhjet duhet të jenë “gjerësisht përfaqësuese dhe të besueshme", deklaroi në Delhi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Nga mposhtja e qeverisë civile të Aung San Su Çi, ushtria lufton që të menaxhojë me Mjanmarin, ekonomia dhe dërgesa e shërbimeve themelore janë në kaos. Situata e përkeqëson tërmetin shkatërrues.
Lufta civile pas puçit rezultoi me zhvendosjen e mbi tre milionë njerëzve dhe pasiguri akute në ushqim. Sipas KB-së, më shumë se një e treta e popullatës ka nevojë për mbështetje humanitare.
Koordinatori për raste urgjente në KB, Tom Fleçer, natën e kaluar e kaloi në qytetin Mandalej, në afërsi të epiqendrës së tërmetit. Ai tha se grupet humanitare dhe civile e kryesuan përgjigjen e tërmetit, duke i lavdëruar për “guximin, aftësinë dhe vendosmërinë” e tyre.
Zyra e KB-së për të drejtat e njeriut kumtoi dje se hunta e kufizon dërgesën e ndihmës në zonat e prekura nga tërmeti banorët e të cilit nuk e mbështesin qeverisjen e saj. Organizata botërore hulumton 53 sulme të huntës ndaj kundërshtarëve të saj, duke përfshirë edhe sulme ajrore, prej të cilëve gjashtëmbëdhjetë janë kryer nga shpallja e armëpushimit.
Uashingtoni dje paralajmëroi rritjen e ndihmës financiare për Mjanmarin pas tërmetit dhe ju bëri thirrje vendeve të tjera në botë që të bëjnë më shumë që të sigurojnë ndihmë humanitare. Departamenti i shtetit amerikan njoftoi se ndihma për Mianmarin po rritet prej dy në nëntë milionë dollarë.
Tradicionalisht, SHBA-ja është në radhët e para në sigurimin e ndihmës humanitare, por pas marrjes së funksionit, presidenti republikan Donald Tramp nënshkroi urdhër ekzekutiv për ngrirjen e ndihmës së huaj amerikane për periudhë prej 90 ditëve. fc/
Foto: EPA