Numri i të vdekurve në fatkeqësinë ajrore në Korenë e Jugut u rrit në 120
- Është konfirmuar se jetën e kanë humbur 120 persona, ndërsa vetëm dy persona - që të dy nga ekuipazhi - kanë shpëtuar, kumtoi shërbimi zjarrfikës i Koresë së Jugut, pasi që aeroplani i kompanisë Çexhu Er u rrëzua gjatë aterimit në aeroportin ndërkombëtar Muan në Kore të Jugut.
- Post By Arta Bunjaku
- 11:12, 29 dhjetor, 2024
Seul, 29 dhjetor 2024 (MIA) - Është konfirmuar se jetën e kanë humbur 120 persona, ndërsa vetëm dy persona - që të dy nga ekuipazhi - kanë shpëtuar, kumtoi shërbimi zjarrfikës i Koresë së Jugut, pasi që aeroplani i kompanisë Çexhu Er u rrëzua gjatë aterimit në aeroportin ndërkombëtar Muan në Kore të Jugut.
"Deri më tani janë shpëtuar dy, për 120 është konfirmuar se kanë vdekur", thuhet në kumtesën e Shërbimit zjarrfikës nacional, ndërsa operacioni për kërkim dhe shpëtim është në rrjedhë.
Në aeroplan ka pasur 181 persona - 175 udhëtarë dhe 6 anëtarë të ekuipazhiut.
Aeroplani është "Boing 737-800" i kompanisë ajrore koreane "Çexhu er" (Jeju Air) dhe fluturonte nga Bangkoki. ab/
Foto: ЕPА