• e hënë, 31 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Numri i të lënduarve në sulmin në Harkov është rritur në 21

Numri i të lënduarve në sulmin në Harkov është rritur në 21

Harkov, 27 mars 2025 (MIA) - Numri i të plagosurve në sulmin e madh rus me dron në Harkov është rritur në 21, njoftuan shërbimet e urgjencës.

Fillimisht u raportua për nëntë të lënduar, por autoritetet lokale thonë se numri i të pësuarve është dyfishuar. 

Guvernatori Oleh Sinjehubov deklaroi se në sulm ishin dëmtuar shtëpi familjare, ndërtesa banimi, automjete dhe sallë e prodhimit. 

Forcat ruse mbrëmë vonë kryen sulm masiv me dron ndaj Harkovit, qyteti i dytë më i madh në Ukrainë. Shërbimet e urgjencës në mediat sociale njoftuan se sulmet kishin shkaktuar katër zjarre në qendër të qytetit dhe postuan imazhe të zjarrfikësve që luftojnë me flakët pranë grumbujve të rrënojave. Thuhet se sulmet kanë shkaktuar dëme të serioze në ndërtesa.

Prefekti i Harkovit, Ihor Terehov, deklaroi se ka pasur të paktën 12 sulme me dron në qytet i cili shpesh është cak i ushtrisë ruse, dhe ndodhet rreth 30 kilometra nga kufiri. 

Harkovi e shmangi pushtimin në javët e para të invazionit rus ndaj Ukrainës në shkurt të vitit 2022, por shpesh është shënjestër e dronëve dhe raketave. qa/

Foto: Drejtoria kryesore e Shërbimit shtetëror emergjent të Ukrainës në Harkov

 

QËNDRONI TË LIDHUR