• e martë, 24 dhjetor 2024

Numri i sulmeve kibernetike ruse në vendet anëtare të NATO-s në vitin 2022 është rritur për 300 për qind

Numri i sulmeve kibernetike ruse në vendet anëtare të NATO-s në vitin 2022 është rritur për 300 për qind

Uashington, 16 shkurt 2023 (MIA) - Numri i sulmeve kibernetike ruse në vendet e NATO-s u rrit për 300 për qind në vitin 2022 në krahasim me vitin 2020, ndërsa në Ukrainë për 250 për qind, bëhet e ditur në raportin e "Gugëll" (Google).

Operacionet e hakerëve të mbështetura nga Qeveria ruse janë bërë më të fuqishme në vitin 2021, përpara pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt 2022, bën të ditur kompania konsulente për mbrojtje kibernetike "Mendient", e blerë së fundmi nga gjigandi i teknologjisë amerikane.

Pirateria kundër lokacioneve, lufta e informacionit, sabotimi i infrastrukturave kritike, spiunazhi... i gjithë arsenali kibernetik është përdorur nga të dy kampet në luftën në Ukrainë, pa qenë shumë i dukshëm dhe, siç duket sot, vendimtar në luftime.

Hakerët pro-Moskës "përdorën programe destruktive me qëllim të keq për të prishur dhe kufizuar kapacitetin ushtarak dhe qeveritar të Ukrainës", njofton "Mendient", duke përshkruar sulmet ndaj infrastrukturës civile që synonin minimin e besimit ukrainas në instalimet kombëtare.

"Në katër muajt e parë të vitit 2022, ne zbuluam shumë sulme kibernetike shkatërruese në Ukrainë sesa në tetë vitet e mëparshme", theksohet në raport.

"Mendient", thekson se aksionet e hakerëve përziejnë vjedhje të të dhënave, sulme destruktive dhe mbështetje për operacione për ndikim, veçanërisht në interes të grupit paraushtarak rus Vagner.

Përveç kësaj, lufta në Ukrainë "inkurajoi sulmuesit e mbështetur nga Qeveria kineze që të përqendronin interesin e tyre në objektivat ukrainase, perëndimore dhe evropiane për të marrë informacione rreth konfliktit", shkruajnë autorët në raport.

"Mendient", gjithashtu, vërejti ndryshime në hapësirën kibernetike në Evropën Lindore.

"Po mjegullohen linjat midis (hakerëve) të motivuar nga përfitimi financiar dhe atyre që marrin mbështetje nga qeveritë (në rajon)" theksohen në raport. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR