Numri i përgjithshëm i emigrantëve të cilët e kanë kaluar Lamanshin këtë vit tejkalon 18 mijë
- - Mbi 700 emigrantë dje e kaluan Lamanshin, ndërsa dy të tjerë humbën jetën gjatë udhëtimit, informon DPA. Ky është numri më i madh i emigrantëve të cilët arritën në rrugë ujore nga marrja e funksionit e kryeministrit Kier Starmer.
- Post By Fitore Curri
- 17:27, 12 gusht, 2024
Londër, 12 gusht 2024 (MIA) - Mbi 700 emigrantë dje e kaluan Lamanshin, ndërsa dy të tjerë humbën jetën gjatë udhëtimit, informon DPA. Ky është numri më i madh i emigrantëve të cilët arritën në rrugë ujore nga marrja e funksionit e kryeministrit Kier Starmer.
Ministria e Punëve të Brendshme dje ka regjistruar 703 të sapoarritur me 11 varka, që nënkupton se në mesatare ka pasur nga 64 persona në një varkë.
Dy persona humbën jetën dje në ujërat territorial francez gjatë përpjekjes që ta kalojnë Lamanshin, ndërsa disa të tjerë ishin shpëtuar dhe kthyer në Francë. Autoritetet franceze njoftuan se po bëjnë hetim për rastet e vdekjes.
Me arritjet e djeshme, numri i përgjithshëm i emigrantëve të cilët arritën në Britani të Madhe përmes Lamanshit nga fillimi i vitit arritën 18.342. Kjo është për 13 për qind më shumë nga viti i kaluar (16.170 deri në datën e njëjtë në vitin 2023), për për 3 për qind më pak në krahasim me periudhën e njëjtë në vitin 2022 (18.978).
Numri më i madh i të sapoarriturve për një ditë këtë vit ishte regjistruar më 18 qershor, kur në bregun britanik arritën 882 emigrantë, përderisa më 1 maj mbërritën 771 persona. "Rekorde" ishin shënuar edhe para zgjedhjeve parlamentare në vend.
"Të gjithë duam t'i japim fund udhëtimeve të rrezikshme me varka të vogla përmes Lamanshit, ku neglizhohet siguria kufitare dhe vihet në rrezik jeta e njerëzve", bëhet e ditur në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
"Qeveria e re po ndërmerr hapa për të rritur sigurinë e kufijve tanë duke krijuar një Komandë të re të Sigurisë Kufitare e cila do të bashkojë agjencitë e inteligjencës dhe të zbatimit të ligjit, së cilës i janë dhënë kompetenca të reja për të luftuar terrorizmin dhe po vendos qindra oficerë në Mbretërinë e Bashkuar dhe jashtë vendit për të shkatërruar bandat kriminale që fitojnë miliona duke kontrabanduar njerëz", thuhet në deklaratë. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s