• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Numri i emigrantëve që mbërrijnë në Spanjë është pothuajse dyfishuar vitin e kaluar

Numri i emigrantëve që mbërrijnë në Spanjë është pothuajse dyfishuar vitin e kaluar

Madrid, 3 janar 2024 (MIA) - Numri i emigrantëve të paligjshëm që kanë hyrë në Spanjë vitin e kaluar është rritur për 82,1 për qind në krahasim me vitin 2022 dhe ka arritur në 56.852 persona, për shkak të numrit të madh të të ardhurve në Ishujt Kanarie, tregojnë të dhënat paraprake nga Ministria spanjolle e Punëve të Brendshme.

Shifra vjetore është më e larta që nga viti 2018, kur 64.298 emigrantë mbërritën në vend, i cila është një nga portat kryesore për në Evropë së bashku me Italinë dhe Greqinë.

Rritja e vitit të kaluar ishte kryesisht për shkak të fluksit rekord të regjistruar në Ishujt Kanarie. Këta ishuj në Oqeanin Atlantik, të vendosura në brigjet veriperëndimore të Afrikës, pranuan gjithsej 39.910 migrantë, që është 154.5% më shumë se në vitin 2022 dhe tejkalon rekordin e mëparshëm të vitit 2006.

Sipas të dhënave të agjencisë evropiane Fronteks, ata emigrantë vinin kryesisht nga Maroku dhe Senegali. ls/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR