• e hënë, 23 dhjetor 2024

Numri i azilkërkuesve në BE në prill është rritur për 34 për qind në nivel vjetor

Numri i azilkërkuesve në BE në prill është rritur për 34 për qind në nivel vjetor

Bruksel, 27 korrik 2023 (MIA) - Gjatë prillit të këtij viti gjithsej 72.630 qytetarë të shteteve, që nuk janë anëtare të BE-së për herë të parë kanë parashtrua kërkesë për azil në ndonjë nga vendet e Unionit, që paraqesin rritje prej 34 përqindëve në raport me muajin e njejtë të vitit të kaluar, kumtoi Agjencia e BE-së për statistikë, Eurostat.

Krahas këtyre janë parashtruar edhe 5.310 aplikacione për azil nga persona, kërkesat e të cilëve për mbrojtje ndërkombëtare në BE tashmë janë refuzuar, që paraqet zvogëlim për pesë për qind në nivel vjetor.

Sipas të dhënave të Eurostatit, siç raporton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, sirianët janë më të shumtët në mesin e azilkërkuesve të rinj me 9.420 kërkesa të dorëzuara, pasuar nga qytetarët e Afganistanit (7.405), të Venezuelës (5.785), Kolumbisë (4.770) dhe Turqisë ( 4640). Ndër ata që aplikuan për herë të parë për azil në BE janë 895 ukrainas, si dhe 1720 qytetarë të Rusisë.

Madje 72 për qind e numrit të përgjithshëm të kërkesave për azil janë dorëzuar në katër vende të BE-së, përkatësisht Gjermani (20.950), Spanjë (12.910), Francë (10.260) dhe Itali (8.175).

Në mesin e azilkërkuesve kishte edhe 2.625 të mitur të pashoqëruar, nga të cilët 895 ishin nga Afganistani dhe 685 nga Siria.

Numri më i madh i kërkesave për azil nga të miturit e pashoqëruar në prill të vitit 2023 janë dorëzuar në Gjermani (1,105), ndjekur nga Holanda (340) dhe Austria (285). mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR