• e enjte, 04 korrik 2024

Numër i madh i të plagosurve pasi që në Rafah është goditur një depo e UNRVA-së

Numër i madh i të plagosurve pasi që në Rafah është goditur një depo e UNRVA-së

Gaza, 13 mars 2024 (MIA) - Agjencia e KB-së për refugjatët palestinezë (UNRVA) ka njoftuar sot se është goditur një nga magazinat e saj në Rafah, qytet në jug të Rripit të Gazës dhe se “një numër i madh njerëzish janë plagosur".

"Mund të konfirmojmë se qendra e magazinimit dhe shpërndarjes së UNRVA-së në Rafah është prekur", tha Zhuliet Tuma, zëdhënëse e agjencisë së KB-së.

Ajo theksoi se për momentin nuk kanë informacione se çfarë ka ndodhur saktësisht, e as për numrin e të punësuarve në agjenci të cilët janë plagosur.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza tha se katër persona janë vrarë nga "bombardimi i një magazine". mb/

QËNDRONI TË LIDHUR