• e hënë, 23 dhjetor 2024

Nulland: Putinin këtë vit e presin befasi në fushëbetejë

Nulland: Putinin këtë vit e presin befasi në fushëbetejë

Kiev, 1 shkurt 2024 (MIA) - Zëvendës sekretarja shtetërore amerikane për çështje politike, Viktoria Nulland, deklaroi se është e inspiruar nga vendosmëria e Ukrainës dhe se është e sigurt se diktatorin rus Vladimir Putin këtë vit e presin "befasi të këndshme" në fushëbetejë, njoftoi Ukrinform.

"Duhet të them se largohem nga Kievi me shpresë më të madhe për unitetin dhe vendosmërinë në vitin 2024, si dhe për rëndësinë e tij absolute strategjike për Ukrainën. Largohem më e bindur, se pikërisht në momentin, kur Ukraina e fuqizon mbrojtjen e saj Putini do të marrë disa befasi të këndshme në fushëbetejë dhe se Ukraina këtë vit do të arrijë suksese shumë serioze", tha Nulland në brifing në Kiev. 

Ajo shtoi se SHBA-ja vazhdon t'i sigurojë Ukrainës sisteme të reja për armë të cilat tashmë janë në rrugë drejt frontit. 

Nulland në Kiev u takua me shefin e kabinetit të presidentit ukrainas, Andrij Jermak. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR