• e martë, 17 shkurt 2026

Nuk kemi koment për arrestimin e Trampit, kjo është çështje e brendshme e SHBA-së

Nuk kemi koment për arrestimin e Trampit, kjo është çështje e brendshme e SHBA-së

Moskë, 5 prill 2023 (MIA) - Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitrij Peskov sot refuzoi ta komentojë situatën lidhur me arrestimin e ish-presidentit amerikan, Donald Tramp.

"Rusia vlerëson se nuk ka të drjetë në asnjë mënyrë të përzihet në punët e brendshme të SHBA-së dhe se nuk dëshiron ta komentojë këtë situatë", tha Peskov, duke shtuar se "Moska e pret të njëjtën gjë nga Uashingtoni".

Ish-presidenti amerikan dje u arrestua shkurt dhe është nxjerrë para gjykatësit Huan Merkan në gjykatën në Menheten, ku u akuzua për 34 pika të aktakuzës lidhur me një komplot dhe pagesa të fshehta të aktores së filmave me pullë të kuqe Stormi Daniel para zgjedhjeve në vitin 2016, publikoi protali amerikan Hill.

Mediat britanike transmetojnë se Trampi ka deklaruar se të gjitha rastet kundër tij janë përpjekje për t'u parandaluar kandidatura e tij e tretë për president të SHBA-së.

Sipas tij, situata është "ndërhyrje masive në zgjedhje me përmasa të papara".

QËNDRONI TË LIDHUR