• e hënë, 23 dhjetor 2024

Nuk ka të mbijetuar në aksidentin e aeroplanit rus në Lindjen e Largët

Nuk ka të mbijetuar në aksidentin e aeroplanit rus në Lindjen e Largët
Moskë, 6 korrik 2021 (MIA) – Nuk ka të mbijetuar gjatë rrëzimit të aeroplanit rus i cili sot u rrëzua në Lindjen e Largët, publikuan agjencitë ruse të lajmeve, duke iu referuar shërbimeve të shpëtimit. Aeroplani “Antonov An-26”, me 28 persona, i cili fluturonte në relacionin nga kryeqyteti në rajonin Petropavllovsk – Kamçatski deri në Pallana, vend në veri të gadishullit Kamçatka, ka humbur kontakt me kontrollorin e fluturimit, njoftoi Ministria për Situata të jashtëzakonshme. Duke iu referuar burimeve zyrtare, Interfaks publikoi se aeroplani ka goditur në kodër derisa bëhej gati të zbresë në kushte të këqija të dukshmërisë. Autoritetet ruse përgjegjëse për aviacionin civil publikuan se vendi i aksidentit është gjetur dhe ekipet e shpëtimit kishin mbërritur. Ministria njoftoi se në aeroplan ka pasur 22 udhëtarë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit. Në mesin e udhëtarëve ishte edhe kryetarja e Pallanës, Olga Mohireva, informon agjencia TAAS, duke iu referuar burimeve lokale. Moti në atë rajon gjatë zhdukjes së aeroplanit ishte i vranët, njoftuan agjencitë ruse duke shtuar se aeroplani përdoret që nga viti 1982. Situata e sigurisë në aviacionin civil rus është përmirësuar gjatë viteve të fundit, por aksidentet ajrore, veçanërisht me aeroplanë nga prodhimtaria më e vjetër, të cilat përdoren në rajonet e largëta, janë relativisht të shpeshta. Një lloj i njëjtë i aeroplanit “Antonov-28”, u rrëzua në vitin 2012 në pyjet e Kamçatkës, duke fluturuar në rutën e njëjtë. Në atë aksident atëherë humbën jetën dhjetë persona, ndërsa hetuesit njoftuan se të dy pilotët gjatë aksidenti ishin të dehur. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR