• e hënë, 23 dhjetor 2024

Nuk ka rrezik për vizitorët që kanë qenë në Kopshtin zoologjik nëse nuk kanë pasur kontakt të drejtpërdrejt me zogjtë e sëmurë nga gripi i shpendëve

Nuk ka rrezik për vizitorët që kanë qenë në Kopshtin zoologjik nëse nuk kanë pasur kontakt të drejtpërdrejt me zogjtë e sëmurë nga gripi i shpendëve

Shkup, 21 tetor 2024 (MIA) - Nga 15 punëtorët e Kopshtit zoologjik të Shkupit për të cilët tashmë ka përfunduar anketa epidemiologjike nga ana e epidemiologëve të Qendrës për Shëndet Publik (QSHP) dhe Institutit për Shëndet Publik (ISHP), për katër prej tyre gjatë ditës së nesërme do të jepen vendime për mbikëqyrje shëndetësore, ndërsa te njëri prej tyre i cili të premten ka shfaqur simptoma të temperaturës së lartë dhe diarre, do të testohet për praninë eventuale të gripit të shpendëve. Për shkak të shpërthimit të "gripit të shpendëve", Kopshti zoologjik në Shkup është mbyllur për të tretën ditë. Autoritetet shëndetësore dhe ekspertët sigurojnë se pavarësisht shfaqjes së "gripit të shpendëve" nuk ka nevojë për panik tek qytetarët.

Drejtoresha e ISHP-së, Marija Andonovska, dje deklaroi se mbikëqyrje shëndetësore sipas protokolleve nuk nënkupton karantinë dhe izolim, por monitorim mjekësor gjatë dy javëve të ardhshme nëse shfaqin ndonjë simptomë që duhet të hetohet më tej dhe nëse bëhet fjalë për grip të shpendëve.

Ata do të kontaktohen çdo ditë nga epidemiologët e ISHP-së dhe do të ndiqet gjendja e tyre shëndetësore, deklaroi Andornovska.

Epidemiologët, siç tha ajo e kanë informuar se njëri nga katër personat për të cilët është kryer anketa epidemiologjike, më 18 tetor ka pasur simptoma të temperaturës dhe diarresë që zgjatën për një ditë, gjë siç tha ajo, "nuk nënkupton se personi ka grip të shpendëve. Ai person do të testohet gjatë ditës së nesërme, sepse rekomandimet e epidemiologëve dhe mikrobiologëve janë që pas shfaqjes së simptomave të para në afat prej pesë ditësh të bëhet testimi

Nuk ka rrezik për vizitorët që kanë qenë në Kopshtin zoologjik nëse nuk kanë pasur kontakt të drejtpërdrejt me zogjtë e sëmurë nga gripi i shpendëve

Kopshti zoologjik Shkup edhe pse ka konstatuar rastin e një kafshe të ngordhur më datë 14.10.2024, nuk ka vepruar sipas procedurave ligjore ku obligohen që çdo dyshim për sëmundje infektive ta paraqesin deri te veterineri kompetent konform nenit 50 të (Ligjit për shëndetësi veterinare nr.113/2007; nr.24/11; 136/11; 123/12;154/15 dhe 53/16), ku duke shkelur detyrimet ligjore, vetvetiu kanë dorëzuar ekzemplarë deri te Fakulteti i mjekësisë veterinare i cili është marrë në përpunim më 15.10.2024, theksojnë nga Agjencia e ushqimit dhe veterinarisë (AUV).

"Me datë 18.10.2024, fatkeqësisht morëm një konstatim që konfirmon praninë e virusit të influencës avijare - gripi i shpendëve, lloji H5N1 te një patë. Përkundër këtyre informacioneve përsëri në Kopshtin zoologjik Shkup, duke mos respektuar dispozitat ligjore nuk e ka njoftuar AUV-në sipas mënyrës së përcaktuar me ligj, përkatësisht ka vepruar në kundërshtim me nenin 4 të Rregullores për masat për çrrënjosjen e sëmundjes së gripit të shpendëve nr. 161/2016, gjegjësisht çdo prezencë apo dyshim për gripin e shpendëve raportohet menjëherë, pra në kohën më të shkurtër të mundshme në AUV", thuhet në komunikatë.

Me qëllim për t'i demantuar plotësisht informacionet nga portalet e ndryshme, komentet dhe informimin e drejtë ndaj opinionit, shtohet në komunikatë, qartë theksojmë se veprimtarinë veterinare me interes publik në territorin e Republikës së Maqedonisë e kryen Shërbimi veterinar shtetëror në bashkëpunim me organet dhe institucionet e tjera, nëpërmjet Agjencisë, drejtorit dhe laboratorit referues i cili punon për nevojat e Agjencisë në bazë të marrëveshjes.

Më datë 19.10.2024, veterinari kompetent nga AUV së bashku me personin e autorizuar nga u.d drejtori Oliver Milanov kanë kryer inspektim të jashtëzakonshëm në Kopshtin zoologjik në Shkup.

Скопје, 3 јули 2020

"Njëherësh në Kopshtin zoologjik Shkup, veterinari kompetent ka shqiptuar ndalesë për hyrjen e vizitorëve, ndalesë për qasje në pellgun ku është gjetur shpendi i ngordhur me përjashtim të tre punonjësve që me pajisje mbrojtëse bëjnë mbytjen e shpendëve. Pastaj, bëhet marrja, paketimi dhe dërgimi i mostrave për analizë laboratorike konform me protokollin diagnostikues të Rregullores për masat për çrrënjosjen e sëmundjes së gripit të shpendëve. Pastrim dhe dezinfektim i hapësirës përreth pellgut në të cilin lëviz ky lloj i shpendëve. Ndalesë e lëvizjes së shpendëve brenda dhe jashtë fermës. Shërbimi veterinar kompetent obligohet që të bëjë paraqitjen e ndryshimit të masave të biosigurisë së shepndëve deri te veterineri kompetent dhe të zbatojë masat e biosigurisë gjatë realizimit të të gjitha aktiviteteve", theksojnë nga AUV.

Poashtu, theksohet në komunikatë, veterineri kompetent gjatë kryerjes së detyrës mund të kërkojë ndihmë nga personi i autorizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme.

"Fatkeqësisht është kërkuar ndihmë për shkak të pranisë së një personi i cili është paraqitur si punonjës i administratës së qytetit dhe i njëjti ka penguar punën e shërbimeve të inspektimit për të cilin MPB ka proceverbal. Megjithatë, duhet të falënderojmë punonjësit e KZ Shkup të cilët dhanë mbështetjen e plotë dhe morën pjesë aktive në zbatimin e masave", thonë nga AUV.

Shtohet se AUV punon në shërbim të qytetarëve dhe do të angazhohemi, siç pohojnë “që të vendosen standardet e shoqërisë sonë në nivelin më të lartë, Kopshti zoologjik Shkup është një nga vendet më të vizituara nga vizitorët më të vegjël, ndërsa fëmijët dhe shëndeti i tyre janë në fokus të ndërtimit të një shoqërie të shëndoshë”.

Qëllimi i vetëm dhe primar i AUV-së, thuhet mes tjerash në komunikatë është të ofrojë kujdes të vazhdueshëm për mbrojtjen e shëndetit dhe mirëqenien e kafshëve dhe kujdesit të vazhdueshëm për mbrojtjen e shëndetit të njerëzve nga sëmundjet që barten nga kafshët dhe ushqimet. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR