• e hënë, 23 dhjetor 2024

Nuk ka asnjë provë që armët belge i janë shitur Rusisë nëpërmjet Serbisë, pretendon qeveria e Valonisë

Nuk ka asnjë provë që armët belge i janë shitur Rusisë nëpërmjet Serbisë, pretendon qeveria e Valonisë

Bruksel, 23 korrik 2023 (MIA) - Qeveria e rajonit frankofon të Valonisë në Belgjikë ka arritur në përfundimin se nuk ka "asnjë provë" që armët belge po i shiten Rusisë nëpërmjet Serbisë, njoftoi sot "Bruksel Tajms".

Hetimi për shitjen e supozuar të armëve Rusisë filloi pasi së fundi televizioni shtetëror belg RTBF njoftoi se kompania e prodhimit të pajisjeve ushtarake "Nju Lashoze" nga qyteti Erstal i Valonit i shkel sanksionet e BE-së duke i shitur ilegalisht armë Moskës përmes Serbisë.

Pas publikimit të një informacioni të tillë, presidenti i Qeverisë Rajonale të Valonës, Elio di Rupo, e ndaloi "Nju Lashoze" t'i shesë armë Beogradit dhe nisi një hetim për akuzat.

"Sipas deklaratave të atasheut ushtarak amerikan në Serbi, nuk ka të dhëna për eksporte serbe në Rusi (as në Bjellorusi), as aktualisht nuk ka asnjë gjurmë të municionit serb në fushën e betejës në Ukrainë, njoftoi komisioni hetimor për rastin, i krijuar me vendim të Di Rupos.

Bazuar në këtë, sipas komisionit, anëtarët e të cilit ishin në një mision treditor në Serbi, "nuk ka prova që tregojnë se ka pasur shkelje të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë apo embargos ruse".

Sipas studimit të Institutit Gjerman për Ekonominë Botërore në Kil, Belgjika është donatori i 24-të më i madh i ndihmës për Ukrainën bazuar në përqindjen e BPV-së-së së saj.

Instituti thekson se gjatë vitit 2022, Belgjika ka ofruar ndihmë ushtarake, humanitare dhe financiare për Ukrainën në vlerë prej 245 milionë euro, që përfaqëson 0.05 për qind të BPV-së belge. qa/shk/

QËNDRONI TË LIDHUR