• e diel, 22 dhjetor 2024

Nuk janë konstatuar gjurmë dhune te ish-policja e vdekur në Ohër

Nuk janë konstatuar gjurmë dhune te ish-policja e vdekur në Ohër
Ohër, 14 janar 2022 (MIA) - Nga ekspertiza e kryer në vendngjarje të zbatuar në koordinim me prokurorin publik, ndërsa në prani të ekipeve mjekësore dhe të policisë, si dhe të autopsisë kanë treguar se nuk ka gjurmë dhune mbi gruan trupi i pajetë i së cilës dje u gjet në një banesë në Ohër. Sektori i Punëve të Brendshme i Ohrit sot bëri të ditur se rasti është paraqitur dje në orën 15.45 se në një banesë në rrugën "Sirma Vojvoda" është gjetur e vdekur 42 vjeçarja M.M,Sh nga Ohri. E ndjera është ish-pjesëtare e shërbimit të policisë të cilës para katër vite i është ndërprerë marrëdhënie a punës për shkak të publikimit të përmbajtjeve të papërshtatshme përmes rrjeteve sociale. ar/

QËNDRONI TË LIDHUR