• e shtunë, 23 nëntor 2024

Nuk duhet të krijohen presione për afate te Komisioni Historik, javën e ardhshme në Shkup takim në nivel të ekspertëve, tha Osmani

Nuk duhet të krijohen presione për afate te Komisioni Historik, javën e ardhshme në Shkup takim në nivel të ekspertëve, tha Osmani
Shkup, 17 shkurt 2022 (MIA) - Shefi i diplomacisë, Bujar Osmani deklaroi sonte se nuk duhet të krijohen presione me afate në Komisionin e Përbashkët Historik me Bullgarinë, po qëllimi është që të krijohet proces i besimit për zgjidhjen e çështjeve kontestuese. Osmani, në TV Sitell ku ishte mysafir, gjithashtu paralajmëroi se takimi i ardhëm në nivel të ekspertëve me Bullgarinë, do të mbahet më 23 shkurt në Shkup. "Ato takime në mënyrë alternative ndryshohen. Në Sofje kishim takim në nivel politik, pastaj përsëri në nivel të ekspertëve në Sofje, këto ditë presim përsëri të kemi bisedime në nivelin më të lartë politik, që pastaj më 23 shkurt në Shkup do të ketë bisedime në nivel të ekspertëve", tha Osmani. Në këtë mënyrë, sipas tij, ekspertët përgatisin ndonjë temë, politikanët japin pikëpamje të tyre politike dhe udhëzime dhe kështu duhet ta kemi pasqyrën e nevojshme duke i kaluar të gjitha filtrat, me qëllim që asnjë zgjidhje të mos mbetet e paanalizuar siç duhet. I pyetur se a mundet pa zgjidhje finale të Komisionit për Çështje Historike të fillojmë bisedime me BE-në, Osmani tha se ai Komision është proces afatgjat dhe se qëllimi i tij është që ta konservojë temën në të, që shoqëritë dhe politikanët të mos debatojnë për histori dhe ato çështje historike, siç tha, të mos e kontaminojnë komunikimin bilateral, të përditshëm. "Kjo është cilësia më e rëndësishme e atij komisioni dhe nëse do të arrijnë ta mbajnë debatin vetëm te ta, kjo do t'i lehtësojë ndjeshëm shoqëritë për të bashkëpunuar dhe në të njëjtën kohë do të ketë një mekanizëm ku do të kapërcehen dallimet sepse ne themi, po, duhet të tejkalohen ato dallime, por askush nuk pret që në një afat të caktuar komisioni historik të japë rezultat", tha Osmani. Sipas tij, kjo qasje nuk duhet të krijojë presion për afate, por duhet të krijojë besim te të dyja palët se megjithatë nuk ka bllokada të qëllimshme, nuk ka shtyrje të qëllimshme, por se ka një proces normal të debatit shkencor. Sa i përket propozim-dekkaratës së VMRO-DPMNE-së për nderimin e Goce Dellçevit, të ngritur në Kuvend, Osmani vlerësoi se ai është kidnapim klasik politike e një çështje të rëndësishme kombëtare për nevoja ditore - politike. fc/  

QËNDRONI TË LIDHUR