• e hënë, 23 dhjetor 2024

Novak: Lufta në Ukrainë do të përfundojë në Krime, atje ku edhe filloi

Novak: Lufta në Ukrainë do të përfundojë në Krime, atje ku edhe filloi

 Kiev, 23 gusht 2023 (MIA) – Presidentja hungareze Katalin Novak, sot në samitin “Platforma e Krimesë” deklaroi se e njeh qëndrimin e Ukrainës se luftën që e ka nisur Rusia do të përfundojë vetëm me çlirimin e Krimesë, shkruan "Ukrainska Pravda".

 Gadishulli i diskutueshëm ka qenë nën kontrollin rus që nga aneksimi i tij në vitin 2014.

 "Duhet të qëndrojmë qartë në anën e Ukrainës dhe të dënojmë agresionin e paprovokuar të Federatës Ruse... Sovraniteti dhe integriteti territorial i Ukrainës nuk duhet të vihet në pikëçyetje. Ukraina ka të drejtë të thotë: aty ku filloi lufta, në Krime, atje duhet edhe të përfundojë - me çlirimin e Krimesë", tha Novak.

 Ajo shtoi se Ukraina, e cila po mbrohet, "ka respekt dhe solidaritet të plotë të Hungarisë".

 Presidenti polak Andzhej Duda në fjalimin e tij paraprakisht theksoi se ruajtja e të gjithë rendit botëror varet nga ajo nëse Rusia do të jetë në gjendje ta mbajë Krimenë pas luftës. 

 Në fjalën e tij, lideri lituanez Gitanas Nauseda theksoi se pikërisht nga Krimeja  ka filluar agresioni rus mbi Ukrainë dhe se Krimeja padyshim do të jetë vendi ku përfundimisht do të përfundoj ky invadim.

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR