• e enjte, 26 dhjetor 2024

Norvegjia e ndërpreu hetimin për lidhjen e mundshme mes një norvegjezi, pronar i një ndërmarrjeje bullgare dhe pejxherëve shpërthyes për Hezbollahun

Norvegjia e ndërpreu hetimin për lidhjen e mundshme mes një norvegjezi, pronar i një ndërmarrjeje bullgare dhe pejxherëve shpërthyes për Hezbollahun

Osllo, 25 nëntor 2024 (MIA) - Shërbimi norvegjez i sigurisë (PST) sot kumtoi se nuk ka gjetur dëshmi për vazhdimin e hetimin për lidhjen norvegjeze gjatë dërgesës së pejxherëve që i shpërthyen Hezbollahut në shtator në Liban.

Nga shpërthimet e pajisjeve jetën e humbën dhjetëra njerëz, ndërsa mijëra të tjerë u lënduan.

Izraeli e mori përgjegjësinë për sulmin e pejxherëve, i cili e befasoi Hezbollahun dhe u shoqërua me fushatë të madhe ajrore dhe tokësore ushtarake kundër grupit të mbështetur nga Irani.

Shërbimi norvegjez i sigurisë filloi hetim preliminar pasi që u bë e qartë se Bullgaria po zhvillon hetim për një shtetas norvegjez, pronar i kompanisë bullgare, lidhur me rastin.

"Vlerësimi i përgjithshëm i PST-së për zbulimet  në rast tregon se nuk ka bazë të hapim hetim normal", deklaroi sot zëdhënësi i shërbimit norvegjez për siguri në emër të avokatit të shërbimit, Haris Hrenovica. Ai nuk dha më tepër hollësi.

Agjencia shtetërore bullgare për siguri kombëtare (DANS) më 20 shtator kumtoi se është "konstatuar më mënyrë absurde" se pejxherët që përdoren në Liban nuk janë prodhuar apo eksportuar nga BHullgaria.

Shtetasi norvegjez, 39-vjeçar, pronar i kompanisë bullgare, i cili është nën hetim në Bulglari - Rinson Hoze, udhëtoi nga Norvegjia në SHBA më 17 shtator, një ditë para se të shpërthejnë pejxherët në Liban.

Ai punoi në sektorin për shitje në kompaninë norvegjeze DN Media Group, e cila ka paraqitur një të punësuar të zhdukur në polici. Policia kumtoi se e ka mbyllur rastin pasi që Hoze e ka kontaktuar punëdhënësin e vet më 5 nëntor.

Autoritetet norvegjeze nuk kumtuan hollësi për atë se ku ndodhet Hoze. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR