• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Norvegjia do ta vazhdojë praninë e forcave të NATO-s në Letoni deri në vitin 2024

Norvegjia do ta vazhdojë praninë e forcave të NATO-s në Letoni deri në vitin 2024

Oslo, 10 korrik 2023 (MIA) – Mandati i forcave norvegjeze në kontingjentin ushtarak shumëkombësh të NATO-s në Letoni do të vazhdohet deri në vitin 2024, bëri të ditur Qeveria norvegjeze.

 Në Samitin e NATO-s në Varshavë në vitin 2016, vendet-anëtare ranë dakord të vendosin njësitë të tyre në verilindje dhe juglindje të Aleancës në përgjigje të rritjes së paqëndrueshmërisë në krahun lindor të NATO-s. Nisma u bë e njohur si "Prezencë e forcuar përpara".

Për momentin në Letoni ka rreth 150 personel ushtarak norvegjez.

Paraprakisht, kryeministri letonez Krishanis Karinsh në një konferencë të përbashkët për shtyp  me homologun e tij kanadez Xhastin Trudo bëri të ditur se Letonia dhe Kanadaja kanë nënshkruar një Marrëveshje për rritjen e batalioneve të mbrojtjes në rajonin e Baltikut.

Trudo theksoi se në Letoni do të vendosen 1.200 ushtarë kanadezë shtesë.  ar/

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR