• e mërkurë, 03 korrik 2024

Norvegjia do të porosisë 54 tanke Leopard nga Gjermania

Norvegjia do të porosisë 54 tanke Leopard nga Gjermania

Oslo, 3 shkurt 2023 (MIA) - Norvegjia do të porosisë 54 tanke të reja Leopard 2 të prodhimit gjerman për ushtrinë e saj  nga grupi Kraus-Mafei Vegmann Group, me opsion për blerjen e 18 tankeve shtesë më vonë, bëri të ditur sot qeveria norvegjeze.

"Ne sigurohemi që të kemi të njëjtat tanke si fqinjët tanë nordikë dhe shumë aleatë kryesorë në NATO", tha kryeministri Jonas Gar Stoere në një konferencë për shtyp. “Kjo në mënyrë shtesë i përforcon  marrëdhëniet tona me Gjermaninë", shtoi ai.

Anëtarja nordike e NATO-s, i cila ndan 196 kilometra një kufi Arktik me Rusinë, planifikoi të zgjidhte ose tanket Leopard 2 A7 të prodhimit gjerman ose rivalin korean K2 Panteri i Zi, të prodhuar nga Hjundai Rotem.

 Norvegjia fillimisht planifikoi të furnizojë  72 tanke, por muajt e fundit është folur për një furnizim  të reduktuar,  pasi shefi i mbrojtjes së vendit rekomandoi të shpenzohen më shumë për helikopterë, dronë dhe raketat me rreze të gjatë. ar/

QËNDRONI TË LIDHUR