Normalizohet trafiku në rrugën Bunec - Leunovë, e ndërprerë rruga Nikferovë - Leunovë
- Trafiku në rrugën rajonale Bunec - Leunovë është normalizuar që nga ora 17:00, ndërsa rruga rajonale Nikforovë - Leunovë është ende e ndërprerë për shkak të reshjeve të borës dhe pemëve të rrëzuara në rrugë. Siç njoftoi LAMM, po bëhen ndërhyrje për pastrimin e saj.
- Post By Melahat Baftija
- 18:18, 3 tetor, 2025
Shkup, 3 tetor 2025 (MIA) - Trafiku në rrugën rajonale Bunec - Leunovë është normalizuar që nga ora 17:00, ndërsa rruga rajonale Nikforovë - Leunovë është ende e ndërprerë për shkak të reshjeve të borës dhe pemëve të rrëzuara në rrugë. Siç njoftoi LAMM, po bëhen ndërhyrje për pastrimin e saj.
Trafiku në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. mb/
Foto: MIA