• e premte, 05 dhjetor 2025

Normalizohet komunikacioni rrugor deri në vendkalimin kufitar Bllacë

Normalizohet komunikacioni rrugor deri në vendkalimin kufitar Bllacë

Shkup, 7 korrik 2025 (MIA) - Normalizohet gjatë natës komunikacini rrugor drejt vendkalimit kufitar Bllacë. Është hequr ndalesa edhe për automjetet transportuese edhe për autobusët, kumtoi MPB-ja.

Komunikacioni në këtë pjesë mbrëmë për shkak të zjarrit mbi magjistralen A4 Shkup - Bllacë pranë tunelit, i cili është përhapur, u rioriantua për automjetet e udhëtarëve, ndërsa është vendosur ndalesë për automjetet transportuese. MPB-ja ka vendosur regjim të veçantë për lëvizjen e automjeteve nga vendkalimi kufitar Bllacë për në Shkup dhe anasjelltas. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR